Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Do të kërkojmë dënim maksimal
14 korrik 2022
| 12:02
Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka folur pas përfundimit të seancës së parë në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Rexhepi ka thënë se do të kërkojnë dënim maksimal për dy të akuzuarit.
“Ne do të kërkojmë dënim maksimal, pastaj aty vendos gjykata”, u shpreh Rexhepi.
“Janë afate ligjore, kanë me u dëgjuar dëshmitarë, ekspertë. Ata të akuzuarit i patë edhe vet, si me u deklarua të fajshëm si të pafajshëm, janë në gjendje të rëndë”, u shpreh avokati.
“Në lidhje me çështjen e jelekut, ato janë çështje të sigurisë, nuk përzihet avokati”, tha ai.
“Vendimi tash do të jepet në gjykatë”, përfundoi avokati Gazmend Rexhepi, raporton Nacionale.