Avokati i Jakup Krasniqit: Aktakuza i është konfirmuar, besoj sot gjatë ditës dërgohet në Hagë
04 nëntor 2020
| 11:29
Avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka deklaruar se aktakuza e Speciales është konfirmuar si dhe ka paralajmëruar transferimin e tij në Hagë.
“Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje. Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë. Besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për “Kosovapress”.
Ndërkohë që pjesëtarët e EULEX-it po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e së cilit po bastiset sot në Prishtinë.