Avokati i Kadri Veselit kritikon ashpër prokurorët e Speciales për punën e provave

18 nëntor 2020 | 12:25

Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe ishefit të grupit parlamentar të Lëvizjes, Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

Avokati i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, Ben Emmerson ka kritikuar Gjykatën Speciale për kohën e shkurtë për të mobilizuar mbrojtjen në rastin e gjykimit të disa prej ish-liderëve të UÇK-së.

“Së pari për sa i përket afateve kohore të detyrimeve të prokurorit gjatë fazës fillestare dhe hetimeve të mbrojtjes sigurisht që testi për këtë është pamjaftueshmëria e kohës për mobilizim e mbrojtjes. Duhet të ndërmerret një qasje e arsyeshme duke përdorur të drejtën themelore të nenit 6 të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, duhet kohë që mbrojtja të mobilizohet në mënyrë që të bëjnë një hetim efektiv”, ka thënë Emmersoni.

Kritika Emmersoni ka pasur edhe për deklaratat e prokurores së Speciales që kinse mbrojtja i ka ditur më parë akuzat që rëndojnë mbi klientët e tyre.

“U çudita dhe u zhgënjyem që prokurorja kërkon parashtrimin me shkrim para e të nxirren dokumentet. Është një indikacion se sa e sinqertë është Prokuroria në qasjen e tyre. Natyra e hetimeve që duhet të bëhen nga mbrojtja janë mjaft të mëdha. Aktakuza ë Prokurorisë është e ndërtuar si me harrna, sepse janë përmendur shumë zona të Kosovës, shumë emra njerëzish dhe persona të ndryshëm që pretendojnë që kanë qenë pjesë e UÇK-së kanë sajuar këto akuza”, ka thënë ai, duke hedhur dyshime edhe për vërtetësinë e provave që janë paraqitur nga dëshmitarët në këtë gjykatë.

“Ka zëra se mund të ketë prova false që janë paraqitur në Prokurori edhe pse ata nuk mund ta dinë. Duhet të bëhet një hulumtim forenzik i atyre provave”, ka thënë ndër të tjera Emmersoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në…