Avokati i njërit nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: Klienti im ka alibi, thotë se ka qenë me të fejuarën

22 prill 2025 | 16:22

Avokati i Rilind Muratit, Musa Kongjeli, pas seancës në Gjykatën Themelore në Ferizaj është deklaruar për medie.

Ai ka thënë se klienti i tij ka alibi, duke thënë se ka qenë me të fejuarën.

“Sipas Prokurorisë ata dyshohet se ata kanë kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ në bashkëkryerje. Prokuroria deri tani me provat që ka siguruar deri tash, kuptohet që Policia përmes autorizimit të prokurorisë, është bazuar në provat materiale kështu që është në hetim e sipër, është duke u bërë grumbullimi i provave tjera”.

“Unë si mbrojtës i Rilindit. Duke u bazuar në ato prova që i kemi deri tani, konsiderojmë klienti im nuk është i përfshirë në këtë vepër penale kështu që prokuroria pretendon se ai ka qenë një nga anëtarët e grupit që në bashkëpunim me anëtarët tjerë kanë planifikuar dhe kanë përgatitur veprën penale”.

“Klienti im kategorikisht e refuzon që ka qenë i involvuar në çfarëdo forme. Ai e përdor si alibi thotë se prej orës 10 në mbrëmje deri në orën 3 të mëngjesit ka qenë me të fejuarën e tij, me të cilën ka martesë të hoxha dhe thotë se s’ka të bëjë me të.

Ai e përmend njërin nga ta që është shoqëruar aty, Vatanin…”, ka thënë Kongjeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndarjen nga jeta të Papës Françesku, janë vënë në…