Avokati i njohur kërkon që marrëveshja për letënjoftime me Serbinë të suspendohet sot

05 shtator 2022 | 10:03

Avokati i njohur, Arianit Koci përmes nje shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar që të hulumtohet zyrtarisht pohimi i afaristit Sylë Konushevci që nuk ia kanë lënë shoferat të dalin prej pikës kufitare Vatin, dhe nese informacioni është i saktë, dhe poashtu nëse vazhdohet me logjiken e vetëm pesë pikave kufitare, atëherë marrëveshja për letënjoftime duhet suspenduar sot!.

“Pohimet e afaristit Sylë Konushevci që nuk ia kanë lënë shoferat të dalin prej pikës kufitare Vatin (sipas mediave), duhet vërtetuar menjëherë zyrtarisht, dhe nëse vazhdohet me logjiken e vetëm pesë pikave kufitare, atëherë marrëveshja për letënjoftime duhet suspenduar sot!”, ka shkruar Koci.

Postimi i plotë i avokatit Koci:

Nëse është e vërtetë që tani kosovarët, nuk lejohen të dalin prej Serbisë në Rumani (pika kufitare Vatin), për shkak se marrëveshja për letërnjoftime po vlejka vetëm për pesë pika kufitare (Suboticë, Kelebi, Horgosh, Batrovci dhe Pirot), atëherë kjo marrëveshje qenka edhe më e keqe për neve.

Me këtë logjikë, kosovarët nuk paskan të drejtë të udhëtojnë as prej aeroportit ndërkombëtar Nikola Tesla në Beograd.

Deri tani, kemi mundur të dalim prej të gjitha pikave kufitare.

Pohimet e afaristit Sylë Konushevci që nuk ia kanë lënë shoferat të dalin prej pikës kufitare Vatin (sipas mediave), duhet vërtetuar menjëherë zyrtarisht, dhe nëse vazhdohet me logjiken e vetëm pesë pikave kufitare, atëherë marrëveshja për letënjoftime duhet suspenduar sot!

Autoritetet serbe s’i njohin letërnjoftimet e Kosovë, thonë se vlejnë vetëm në pesë pika

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mendoj se jam paksa e pamëshirshme”. Kështu iu përgjigj Liz…