Avokati i njohur serb jep alarmin: S’ka më dyshim se Serbia po përgatitet për një luftë të madhe
Avokati i njohur serb Cedomir Stojkoviç, thotë se nuk ka dyshime se Serbia është duke u përgatitur për një luftë të madhe.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka renditur të gjitha shenjat që sipas tij tregojnë se një luftë e tillë është shumë pranë në rajon. Ai thotë se Serbia po armatoset në mënyrë tepër të shpejtë nga shtete si Irani, Kina dhe Rusia, pjesë e asaj që ka marrë epitetin si “Boshti i së Keqes”.
Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:
Serbia padyshim po përgatitet për luftë!
Aleksandar Vuçiç sapo ka shpallur planet e reja për ushtrinë serbe:
1) Sistemet raketore AA nga Kina;
2) “Sasi të mëdha të dronëve vetëvrasës”, (nga Irani, prodhuar në Serbi – ai nuk e tha këtë në mënyrë eksplicite, por ne e dimë këtë);
3) Sistemet e bllokimit elektronik nga Rusia
4) Blerjet e mëdha të mjeteve luftarake ‘Lazar 3’ dhe ‘Milos’ (prodhuar në Serbi)
5) kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi
Kjo ndodh në një kohë kur:
– Aleksandar Vulin (drejtori de facto i BIA) merr një medalje nga drejtori i FSB-së ruse Bortnikov;
– Milorad Dodik i jep një medalje Viktor Orbanit;
– Vladimir Putin u jep medalje Dushan Bajatovic dhe Nenad Popoviç;
– Ministrja Danica Grujiçiq përfundon memorandumin për bashkëpunim me Federatën Ruse;
– vetëm 5 muaj më parë Serbia organizoi një organizatë terroriste paraushtarake në Kosovë, Banjska përmes Milan Radojicic;
– Milorad Dodik merr një medalje nga Putin (qershor 2023)
– Milorad Dodik i jep medaljen Putinit (janar 2023)
Milorad Dodik kërcënon se do të shkëputet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.
(Ne i shpallëm të gjithë ata që përmendeshin kohë më parë në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi
Para kësaj, në vitin 2019, Aleksandar Vuçiq mori medaljen Alexander Nevsky nga Vladimir Putin për 20 vjet shërbim në Federatën Ruse (në shërbim të së cilës hyri në janar 1999).
Rusia po përgatit konflikte të reja dhe një prej tyre po përgatitet në Ballkan përmes Serbisë. Aleksandar Vuçiq po përgatitet në mënyrë aktive për atë plan, si dhe për konflikte të tjera në botë, për të cilat përgatitjet e informon Vulin-FSB-Putin.
Le të lutemi Ballkani që aeroplanmbajtëset amerikane të mos pushtohen në vende të tjera të botës!
25 vjet pas disfatës në të gjitha luftërat e viteve nëntëdhjetë, ministri i Propagandës së Mikosheviqit, Aleksandar Vuçiq, ka mall për revansh, dhe çdo plan luftarak të Rusisë, sado absurd qoftë, e sheh si një shpresë për hakmarrje!
Dëshira për hakmarrje për humbjet e kaluara është dëshira më e rrezikshme në botë. Kjo dëshirë është një bllokues i arsyes. Ne pamë se si duket kjo dëshirë tek arabët më 7 tetor 2023 në Izrael, kur Hamasi gjithashtu besonte zotërit e gënjeshtrës – Rusinë.
Dëshira e Vuçiqit nuk është arabe por ballkanike. Dhe ky është i vetmi ndryshim.