Avokati i Nuredin Lushtakut: Klienti im nuk e ka përdorur armën

03 korrik 2022 | 13:10

Mbrëmë rreth mesnatës dy policë janë plagosur në komunën e Skenderajt.

Në rast është raportuar se ishte i përfshirë edhe ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, djemtë dhe vëllezërit e tij.

Avokati i Lushtakut, Artan Qerkini, ka thënë se klienti i tij nuk e ka përdorur armën.

“Deri më tani nga informacionet që kam mund të ju konfirmojë z. Lushtaku nuk e ka përdorur armën. Nuk mund të jap informacione më shumë sepse rasti është në procesin e hetimit”, ka thënë Qerkini për “Klan Kosovën”.

Lidhur me rastin policia ka bërë me dije se dy persona janë arrestuar derisa dy të tjerë janë në kërkim.

Sipas tyre njëri nga policët ka marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit derisa tjetri është lënduar nga një mjet i fortë.

Të dy policët janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Ingolstadt është takuar me…