Avokati i Pjetër Shalës kërkon që sa më parë të publikohet aktakuza e korrigjuar
Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Pjetër Shala. Palët kanë diskutuar për procesin e hetimit, përkthimet dhe nxjerrjen e materialeve. Mbrojtja e Shalës, avokati Jean-Louis Gilissen ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS) që të publikohet versioni i redaktuar i aktakuzës dhe një gjë e tillë të diskutohet në konferencën e ardhshme.
Gilissen ka thënë se aktakuza e korrigjuar të cilën ZPS e ka nxjerrë më 1 nëntor 2021, nuk është ende publike dhe sipas tij, një dokument i tillë i kësaj rëndësie duhet të bëhet publik sa më parë.
“Më vjen keq që ky dokument kaq i rëndësishëm që është dokument themelor për këtë procedurë nuk është publik edhe pse kanë kaluar 15 ditë nga nxjerrja e tij. Sigurisht nuk është qortim për zyrën administrative unë e kuptoj shumë mirë vështirësitë por tërheqja nga ZPS sa i takon pjesëmarrjes së zotëri Shala në disa elemente me të cilat mbështeteshin pikat e akuzat në aktakuzën fillestare janë shumë të rëndësishme për zotëri Shala për procedurën por në veçanti për ata që e ndjekin këtë procedurë, e kam fjalën për familjen e zotëri Shala, por edhe për mediat”, ka thënë ai.
Mbrojtja e Shalës ka kërkuar që aktakuza e korrigjuar të diskutohet në konferencën e ardhshme por e njëjta paraprakisht duhet të bëhet publike.
“Unë do të ngulja këmbë që versioni publik i aktakuzës të dalë sa më shpejtë sepse version i tanishëm i aktakuzës që është i paraqitur në ëeb site dhe në media, nuk pasqyron realitetin, faktet apo veprat që prokuroria me gjasë ia ngarkon zotëri Shala dhe të cilat zotëri Shala sigurisht i ka mohuar. Aktakuza e korrigjuar duhet të debatohet në konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes pro për tu bërë kjo ajo duhet të jetë publike”, ka shtuar ai.
Ndërsa nga prokuroria është thënë se nëse e njëjta nuk bënë pjesë në dokumentet të cilat i ka nxjerrë prokuroria mbrojtjes, atëherë do të dorëzohet së shpejti.
Mbrojtja e Shalës ka kërkuar që aktakuza e korrigjuar të diskutohet në konferencën e ardhshme por e njëjta paraprakisht duhet të bëhet publike.
“Unë do të ngulja këmbë që versioni publik i aktakuzës të dalë sa më shpejtë sepse version i tanishëm i aktakuzës që është i paraqitur në ëeb site dhe në media, nuk pasqyron realitetin, faktet apo veprat që prokuroria me gjasë ia ngarkon zotëri Shala dhe të cilat zotëri Shala sigurisht i ka mohuar. Aktakuza e korrigjuar duhet të debatohet në konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes pro për tu bërë kjo ajo duhet të jetë publike”, ka shtuar ai.
Ndërsa nga prokuroria është thënë se nëse e njëjta nuk bënë pjesë në dokumentet të cilat i ka nxjerrë prokuroria mbrojtjes, atëherë do të dorëzohet së shpejti. Por nga avokatët kanë deklaruar se nuk e kanë gjetur në asnjë prej dokumenteve që u janë dorëzuar nga prokuroria. E gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka pyetur mbrojtjen nëse synon të bëjë kërkesë për
rishikim të ardhshëm të paraburgimit. Sipas një vendimi, mbrojtja do të dorëzohet parashtrimet për rishikim të ardhshëm të paraburgimit jo më vonë se data 17 dhjetor 2021, ndërsa përgjigjet dhe kundërpërgjigjet do të bëhen sipas afateve të rregulluara./KosovaPress.