Avokati i Popullit do ta shqyrtojë ankesën e deputetit Syla për shoqatat e luftës
Deputeti i kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla pas vendimit të Qeverisë për mospërfshirjen e kategorive të Lirisë në pakon emergjente të saj, me datën 14 prill 2020, iu ishte drejtuar me një kërkesë Avokatit të Popullit që ta shqyrtoj kërkesën e tij se a janë shkel të drejtat e këtyre kategorive.
Sot, zyra e Avokatit të Popullit i ka kthyer përgjigje deputetit duke ia bërë me dije se do të shyrtoj ankesen e tij.
Postimi i plotë i deputetit Syla:
Të nderuar familjarë të Dëshmorëve dhe bashkëluftetarë.
Me kënaqësi kam pranuar njoftimin nga Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, se ankesa ime për mospërfshirjen e kategorive të lirisë në pakon emergjente qeveritare do të SHQYRTOHET dhe SHKELJET e paraqitura nga unë, do të HETOHEN.
Unë do të vazhdoj deri në fund luftën që kategoritë e lirisë ta ndjejnë dorën e shtetit dhe të gëzojnë përkrahjen e tij.
Ndërkohë, Avokatit të Popullit i urojmë punë të mbarë dhe ka bashkëpunimin tim të plotë për këtë çështje.