“Avokati i Popullit e dërgoi në Kushtetuese Ligjin për paga edhe pse do t’i merrte 600 euro më shumë në muaj”

06 dhjetor 2019 | 16:09

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka mbështetur veprimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagat.

Ai ka thënë se Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka treguar integritet të lartë kur ka vendosur që t’i drejtohet Kushtetueses për Ligjin për pagat edhe pse me ketë ligj ai do të merrte 600 euro më shumë në muaj se sa ka marrë deri më tani.

“Integriteti: Paga e Avokatit te Popullit, Hilmi Jashari, me Ligjin për paga, rritet përafërsisht 600 euro në muaj apo afërsisht 7 200 euro ne vit. I njëjti përtej përfitimeve personale, ankesat e palëve të interesuara i ka trajtuar me profesionalizëm dhe Institucioni i Avokatit të Popullit të njëjtat i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e ka publikuar një video kur Leo Messi shënoi…