Avokati i Popullit flet për vizitën në Speciale: Këto janë shqetësimet e të paraburgosurve në Hagë

07 janar 2022 | 13:49

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në nëntor të vitit të kaluar ka qenë në vizitë treditore në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, dhe është takuar me të gjithë të paraburgosurit, përveç Salih Mustafës.

Qelaj ka treguar për shqetësimet e ish-ushtarëve të UÇK-së të cilët po mbahen me pretendimet për krime lufte, ndërsa ka paralajmëruar se raportin mbi këtë vizitë do t’ia dërgojë Kuvendit të Kosovës në muajin mars.

“Realisht gjatë bisedave që kam pasur me të akuzuarit ata kanë shprehur shqetësim me garancitë procedurale që ata kanë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe ky është thelbi i krejt raportit të cilin unë do ta prezantoj, por pa dyshim që unë do të diskutoj edhe në nivel të zyrtarëve ndërkombëtarë sepse konsideroj me shumë rëndësi të kuptojë publiku dhe të gjithë se si ajo gjykatë funksionon e themeluar me ligjet e Kosovës dhe duhet të trajtohet në atë formë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të krijohet opinion që gjykatën mund ta shohim si të huajën, fundi i fundit kur ne flasim për gjykatat e Kosovës të drejtën e plotë, legjitime, e kemi me fol edhe për atë gjykatë”, ka thënë  Qelaj për “Kosovapress”.

Në lidhje me këtë vizitë do të ketë edhe një raport që më pas do t’i dërgohet edhe Kuvendit të Kosovës.

“E mira e gjithë kësaj vizite se unë kam shkuar në kapacitetin e Avokatit të Popullit dhe padyshim që konsideroj se pas kësaj vizite ne do të dalim me një raport i cili për shkak të natyrës që ka vizita dhe për shkak të faktit se kemi të bëjmë me një gjykatë do jetë i publikuar me një version të shkurtër por i cili do të jetë i përfshirë në raportin e Avokatit të Popullit dhe i cili do t’i adresohet edhe Kuvendit të Kosovës”,  ka thënë Qelaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në programin “Onze” të kanalit televiziv katalanas “Esport 3”, gazetari…