Avokati i Popullit ftohet në mbledhjen e Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut
15 prill 2020
| 12:46
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e njeriut, Barazi Gjinore, Personat të Pagjetur dhe Peticione, kanë thirrur mbledhje të këtij komisioni, e cila do të mbahet nesër ( e enjte) në orën 11:00.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për zhvillimet e fundit lidhur me të drejtat e njeriut në Kosovë në kohë pandemie, ku i ftuar është Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
Këtë komision e drejton deputeti nga radhët e komuniteteve, Rasim Demiri.
/Epoka e re/