Avokati i Popullit gjen se Gërvalla largoi nga puna 9 zyrtarë pa respektuar ligjin
10 tetor 2024
| 20:46
Institucioni i Avokatit të Popullit ka dalë me vendim lidhur me shkarkimin e një numri të madh të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke konstatuar se ata janë larguar pa u respektuar ligji, fryma e ligjit dhe siguria juridike.
Bëhet fjalë për ankesat e tetë zyrtarëve të cilët janë larguar nga puna në Ministrinë që drejton ministrja Donika Gërvalla Schwarz.
Bëhet fjalë për ankesat e zyrtarëve E.B, A.D, B.C, B.H, SH.B, RR.M , B.B, N.M dhe S.B.
Në përfundimin e nxjerrë nga ky opinion i Avokatit të Popullit, thuhet se në rastin konkret vendimet e “MPJD nuk duket se në vetë bartin frymën e sundimit të ligjit e po ashtu nuk janë në harmoni me konceptin e pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme dhe të sigurisë juridike”.