Avokati i Popullit lanson strategjinë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

30 mars 2021 | 11:29

Institucioni i Avokatit të Popullit ka lansuar strategjinë 2021 – 2025, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në rritjen e ndikimit të punës së këtij institucioni në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale si dhe në parandalimin e shkeljeve nga ana e institucioneve publike.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se kjo strategji ka rezultuar pas një vlerësimi të detajuar, teksa ka shtuar se me ndikimin e shtuar të këtij institucioni arrihet vetëdijesimi i publikut për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Me strategjinë e institucionit të Avokatit të Popullit synojmë fuqizimin e Avokatit të Popullit dhe avancimin e të drejtave të njeriut në vend. Kjo strategji është një dokument që ka për synim që të nxjerrë Avokatin e Popullit institucionin më të besueshëm, është një produkt që ka dalë si rezultat i një bashkëpunimi disa vjeçar. Mbrojtja dhe mbikëqyrja e të drejtave të njeriut do të jenë prioritet i Avokatit të Popullit gjatë viteve 2021 – 2025”, ka thënë Qelaj.

Ndërsa shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, ka thënë se kjo strategji do të jetë instrument i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka prezantuar logon e re të klubit, e cila…