Avokati i Popullit për arrestimet e Speciales: Gjykata të kujdeset për të drejtat e të akuzuarve
Avokati i popullit, Naim Çelaj, është shprehur se ka qenë shqetësuese për të ndërhyrja dhe arrestimet në raport me procedurat dhe ndikimet mbrojtëse të të akuzuarve në Hagë.
“Në faktë ka qenë shqetësuese për mu si avokat i popullit mënyra se si ka ndodhur ndërhyrje apo arrestimi, pastaj edhe procedura në raport me ndikimet mbrojtëse të akuzuarve në Hagë. Kjo pjesë ka qenë shqetësuese për shkak se unë e kam të drejtën legjitime që Institucion i pavarur i të drejtave të njeriut me dyshu në ndikim që këto veprime kanë ndiku në mbrojtje dhe në këtë rast mund te këtë ndikim në cenim e një të drejte që ka secili e ka garantues i akuzuarve në këtë proces gjyqësor sipas konventës për të drejtat e njeriut dhe kushtetutës tonë për mbrojte në procese gjyqësore”, ka thënë Çelaj për Indeksonline.
Çelaj është shprehur se më shqetësuese ka qenë fakti që veprimet janë ndërmarrë ndaj personave që dikur kanë pozita të larta në Institucionet e Kosovës.
“Për mu ka qenë shqetësuese kur veprimet që janë ndërmarrë, janë marrë ndaj personave që kanë mbartë pozita shumë të larta Institucionale dhe padyshim që krejt kjo nuk lenë një shije të mirë në kuptim të asaj që këto veprime kanë mundur të ndikojnë në mosbesimin që kanë qytetarët në këtë gjykatë”, është shprehur Çelaj.
“Vetë gjykata duhet me u kujdes për respektimin e të drejtave të të akuzuarve, nuk mendoj që mujnë Institucionet e Kosovës me bo diçka. Për arsye se është një standard që repsektohet në çdo shtet demokratik, është ndarja e pushteteve dhe në këtë rast pushti gjyqësor është i ndarë në raport me ekzekutivin qoftë ministria e drejtësisë apo të tjera”, tha Çelaj.