Avokati i Popullit: Procedurat e kontesteve gjyqësore punëdhënës-punëmarrës zgjasin mesatarisht 6 deri në 8 vjet
Në episodin e parë “Dinjiteti i Mohuar”, të dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, me autor Sefer Zogaj, prodhim i Sbunker, është trajtuar tema e mosrespektimit të të drejtave të punëtorëve në Sektorin Privat.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se institucioni ka hasur në një mori shkeljesh të të drejtave të punëtorëve në Sektorin Privat.
Sipas Institucionit të Avokatit të Popullit për 10 vjet në Kosovë në vendin e punës kanë vdekur 237 punëtorë dhe janë lënduar 1.780 të tjerë.
“Nga hulumtimet që ne kemi kryer vitin e kaluar për çka edhe kemi dalë me raport në fillim të këtij viti, kanë rezultu me një situatë tejet shqetësuese në raport me respektimin e të drejtave në punë në aspektin e sigurisë dhe shëndeti. Numri i rasteve me aksidente, këto aksidente pastaj po janë edhe me fatalitet dhe numri i madh i vdekjeve që ndodhin në vend të punës”, ka thënë ai.
Një lëndë kontesti punëdhënës-punëmarrës, Avokati i Popullit thotë se zgjat 6 deri në 8 vjet.
“Një procedurë gjyqësore konteste të punës mund të zgjas 6-8 vite, ndoshta edhe më shumë. Një mesatare që ne kemi arritur me mat vite më parë, është 8 vite faza kohore brenda së cilës mund të ndodh zhvillimi procedurës deri në një vendim të plotfuqishëm, dhe kjo padyshim që qytetarin, punëtorin e vendos para një situate tejet të vështirë”, ka thënë ai.
Dokumentarin mund ta shikoni KËTU