Avokati i Popullit sot pret në takim qytetarët
11 dhjetor 2019
| 10:03
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, organizon “Ditët e hapura me qytetarë të Pejës”.
Ai në mënyrë individuale do të takojë secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit.
Kjo që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.
Takimet do të zhvillohen tek Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës.