Avokati i presidentit të ShBA-së: Nuk ka dëshmi të lidhjes së Trumpit me Rusinë
Avokati i presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, ka thënë se ai “asnjëherë nuk ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje të fshehtë” ndërmjet Rusisë dhe anëtarëve të fushatës së presidentit në vitin 2016.
Deklaratat e Giulianit, të bëra për rrjetin televiziv “CNN”, janë në kontraditë të drejtpërdrejtë me deklarimet e presidentit Trump, i cili disa herë ka përsëritur se nuk ka pasur bashkëpunim me Rusinë, gjatë fushatës së tij të suksesshme për në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë Giuliani e ka përshkruar idenë e bashkëpunimit me Rusinë si “një lajm tërësisht të rremë”.
Por, ai ka thënë se edhe nëse disa nga fushata e Trumpit kanë vepruar diçka gabim, nuk ekziston “asnjë dëshmi e vetme” që e ndërlidhë presidentin me Rusinë, raporton “Reuters”.