Avokati i shteti fitoi 516 raste gjyqësore, buxheti përfitoi gati 13 milionë euro
Lëvizja “FOL” ka publikuar të premten raportin “Efikasiteti i Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2020”. Albana Hasani hulumtuese në “FOL” ka paraqitur të gjeturat për punën e Avokaturës Shtetërore. Sipas saj, gjykatat kanë nxjerrë 1 515 aktgjykime, ku palë kanë qenë institucionet shtetërore të përfaqësuara nga Avokatura Shtetërore.
Nga këto aktgjykime, institucioni i Avokaturës Shtetërore i kishte fituar 516 raste, 431 i ka humbur, ndërsa 222 raste nuk kishin marrë ende epilog gjyqësor.
“Gjatë periudhës janar-dhjetor 2020, në rastet ku palë kanë qenë institucionet shtetërore të përfaqësuara nga Avokatura Shtetërore, janë krijuar gjithsej 2 180 të reja. Numri më i madh i këtyre lëndëve të krijuara gjatë vitit 2020 ishin nga procedura jokontestimore (708 lëndë), duke u pasuar nga lëndët e procedurës administrative(632 lëndë), kontestimore (599 lëndë), përmbarimore (174 lëndë) dhe në fund, nga lëndët e procedurës penale (68 lëndë). Gjatë kësaj periudhe, Gjykatat e Republikës së Kosovës kishin sjellë 1 515 aktgjykime, ku palë kishin qenë institucionet shtetërore të përfaqësuara nga Avokatura Shtetërore”, ka thënë Hasani.
Ajo ka sqaruar se nga këto përfaqësime, institucionet kishin fituar gjithsej 12 849 600.80 euro, kurse shuma e paguar nga institucionet shtetërore palëve që kanë pasur sukses në kontestet gjyqësore në vitin 2020 ishte 3 507 645.10 euro.
“Nga këto aktgjykime, institucioni i Avokaturës Shtetërore i kishte fituar 516 raste, 431 i ka humbur, ndërsa 222 raste nuk kishin marrë ende epilog gjyqësor (prej tyre janë kthyer në rigjykim 99 lëndë, në rishqyrtim 25 lëndë dhe 98 lëndë në rivendosje). Nga këto përfaqësime, institucionet e Republikës së Kosovës kishin fituar gjithsej 12 849 600 80 euro. Ndërkaq shuma e paguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës palëve që kanë pasur sukses në kontestet gjyqësore në vitin 2020 ishte 3 507 645.10 euro. Gjatë kësaj periudhe ishin sjell edhe 234 vendime nga procedura e shpronësimit (vlera totale e të cilave ishte 15 659 997 38 euro) dhe 83 vendime të përmbarimit (me vlerë prej 3 543 716 42 euro). Nga aktgjykimet e marruar në vitin 2020, institucionet shtetërore (të përfaqësuara nga Avokatura Shtetërore) ishin paraqitur si palë e paditur në 1 430 lëndë, ndërsa në 162 lëndë si palë paditëse”, ka deklaruar Hasani.
Pesë institucionet shtetërore që më së shumti janë përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore në lëndët që kanë përfunduar me epilog gjyqësor kanë qenë: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës si dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.“