Avokati i Thaçit dhe ai i Veselit nuk pajtohen për një çështje në Gjykatën Speciale

18 nëntor 2020 | 13:52

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe David Hooper dhe avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson nuk janë pajtuar në një çështje lidhur me planin e nxjerrjes së provave që Zyra e Prokurorit të Specializuar siç pretendon se i posedon kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Hooper nuk është pajtuar që Prokuroria t’ia dorëzojë materialin Gjykatës para se gjithash, ndërsa këtë e ka kundërshtuar Emersoni.

“Ne jemi dakord me qasjen që ka paraqitur Prokuroria që kjo nuk është më shumë sesa një mjet navigimi…. Unë kam qenë edhe vetë gjykatës për Tribunalin për krimet në ish-Jugosllavi dhe jam i pajtimit që materiali i Prokurorisë t’i jepet Gjykatës”, ka thënë Emmersoni.

Paraprakisht, prokurorja e ZPS-së ka thënë se gjykatësi duhet t’i ketë këto materiale.

“Ne mendojmë që gjykatësi duhet t’i marrë këto materiale”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka bërë me…