Avokati i Thaçit i kundërpërgjigjet prokurorit Smith: ‘Frikësimi i dëshmitarëve’ është slogan, s’ka të bëjë me realitetin

16 shkurt 2021 | 14:08

Avokati David Hooper, i cili në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbron Hashim Thaçin, e ka quajtur “faul” fjalën e prokurorit të specializuar, Jack Smith, i cili ka kërkuar gjykim sa më të shpejtë të të akuzuarve.

“Smithi ka ardhur me deklaratë të përgatitur dhe po drejton punën e zyrës së tij. Po të kishte më shumë fokus do të na ndihmonte edhe më shumë këtu. Sistemi i nxjerrjes së materialeve mendon ai se është sistemi më i mirë i mundshëm. Nëse vendos veten në pozitë tonë e kupton që nxjerrja e materialeve është më pak funksionale dhe më pak e mjaftueshme”.

“Është slogan, ‘frikësimi i dëshmitarëve’, s’ka të bëjë me realitetin e çështjes. Jo të gjithë prej tyre kanë pasur përvojat që i tha Smith. I nderuar gjyqtar, jam falënderues që ngritët kartonin e verdhë sa i përket datës së gjykimit, që kjo të mos diskutohet”.

“Ne si mbrojtës duam të sigurojmë se nuk bëhet fjalë për të caktuar datën derisa të jetë koha e duhur për ta bërë këtë”, është shprehur Hooper.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se pret dy…