Avokati i Thaçit: Janë 124 dëshmitarë për të cilët nuk po jepen detaje
Është duke u zhvilluar seanca gjyqësore lidhur me rastin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi të akuzuar kinse për krime lufte në Kosovë.
Gjatë kësaj konference në kuadër të Speciales, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper, ka kërkuar që të trajtohen disa çështje të cilat sipas tij janë duke i’u shfaqur mbrojtjes.
“Unë do t’i kërkojë që të trajtojë këto çështje, kur them çështje e kam fjalën për ato që ngritët ju. Ka një grup çështjesh të lidhura, të lidhura në pikën një deri mbase tek përkthimi, deri tek rregulla C. Në lidhje me nxjerrjen e materialeve ka pasur disa vështirësi konkrete të cilat kryesisht janë trajtuar nga SPS-ja, kur u vu në dukje, por mbetet ai që unë e quaj problem të përgjithshëm. Mënyra se si sistemi me anë të cilit nxirren materialet nuk është i dobishëm , pra mund të them se nga sistemet e nxjerrjes së materialeve me të cilën kemi punuar në gjykatat e tjera ky sistem këtu është më pak i dobishmi dhe është problem, sepse mënyra se si bëhet nxjerrja zbulimi i materialeve dhe ndihma që mund të marrësh nga materialet e tilla, sidomos në materiale të shumta, ky sistem duhet të jetë si një udhërrëfyes për të ndihmuar mbrojtjen, për të marrë materialet e për të kuptuar çështjen”, ka thënë Hooperi.
Më tutje, ai ka thënë se në këto raste ka 124 dëshmitarë, ku shumica prej tyre njihen me pseudonime, por që nuk janë dhënë përmbledhje lidhur me ta.
“Në fund për t’i trajtuar dhe për të vendosur përparësitë e saj lidhur me hetimet që do të zhvillohen. Në këto raste ka 124 dëshmitarë që janë bërë të njohur shumica e tyre siç e dini me pseudonime, nuk na është dhënë ndonjë detaj, nuk kemi as edhe pesë rreshta lidhur për çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë. Asnjë dëshmitarë nuk është bërë i ditur bashkë me provat shoqëruese, sepse kur ka një dëshmitarë duhet të ketë dhe prova që lidhen me ata dëshmitarë e jo të na lihet ne të lidhim dëshmitarin me dokumente të caktuara. Mungojnë hollësitë në lidhje me materialin, mungojnë hollësitë dhe SPS-ja vazhdon të veprojë kështu sepse kështu e thonë në argumentet e tyre. Mungojnë tabelat lidhëse e janë disa pika që kur bëhen bashkë krijojnë problem”, ka thënë avokati i Thaçit.