Avokati i Thaçit: Këta katër burra po dergjen në burg, prokuroria po vepron në dëm të tyre

29 tetor 2021 | 16:51

Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, ka vazhduar akuzat e tij ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.

Keohe  në seancën gjyqësore ka thënë ZPS-ja po bën veprime që shkojnë në dëm të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Madje sipas tij, kur prokuroria thotë se po i afrohet fundit, “ajo punë duhet të përfundojë menjëherë dhe jo pas disa muajsh”.

“Ajo që tha prokuroria ishte se po e arrin fundin e punës aty. Kjo është në të keq të klientëve tanë që janë në burg. Prokuroria kërkoi zgjatjen e afatit për dokumentet në anglisht. Si nuk qenka kjo për të keqen e këtyre katër burrave. Thonë se po i afrohen fundit të punës. Do të thotë që shumë shpejt dhe jo pas 2-3 muajsh kur do të fillojmë t’i marrim dokumentet që duhet përkthyer. Jam i tronditur që prokurorja përpiqet ta arsyetojë që s’e ka bërë si duhet. Nëse s’ka pasur, e keni pasur për detyrë të merrni më shumë përkthyes. Ndërkohë që katër burra dergjen në burg, prokuroria thotë se po i afrohemi fundit”, ka thënë avokati i Thaçit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e Gjilanit nesër përballet me skuadrën e Malishevës. Në…