Avokati i Thaçit nervozohet me prokurorinë: Na i dhanë 132 dokumente pas afatit, të redaktuara me kokën e tyre
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka folur me indinjatë për sjelljet e prokurorisë karshi mbrojtjes.
Ai ka thënë se prokuroria ndonëse i ishte vendosur afat që materialet t’i përfundojë deri më 17 dhjetor, tani ajo ka dorëzuar 132 dokumente tjera, e madje të redaktuara.
Sipas Keohes, prokuroria e ka bërë redaktimin njëanshëm dhe “me kokën e tyre”.
“Ne paraqitemi këtu dhe përsëri afati i listës së provave ishte sipas urdhrit të 17 dhjetorit, dhe ata tani shtojnë edhe 132 dokumente tjera, shumë kohë pas afatit që u është caktuar, duke i redaktuar në mënyrë të njëanshme. Afatet nuk paskan asnjë vlerë për prokurorinë. Nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë. Të paktën mund t’i kishin kërkuar gjykatësit. Ata do të duheshin dorëzuar. Ata bënë redaktimin me kokën e tyre. Tani kemi 132 dokumente që na vendosen përpara me redaktime”, ka thënë Keohe.