Avokati i Thaçit përplaset me gjykatësin e Speciales: Pse s’ka simbole të Kosovës këtu?
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është përplasur në Gjykatën Speciale me gjykatësin Nicolas Guillou lidhur me simbolet e Kosovës, që mungojnë në këtë institucion të drejtësisë.
Replikat kanë nisur kur David Hooper e ka ngritur çështjen e mungesës së simboleve të Kosovës në Gjykatën Speciale.
“Jo vetëm që është njollë për Kosovën dhe kosovarët… Gjykatë e Kosovës, por nuk ka asgjë nga Kosova. Nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Ndoshta mund t’i kushtohet vëmendja kësaj. Nëse është Gjykatë e Kosovës, mund të kishim këtu shqiponjën e zezë me të kuqe”, ka thënë avokati.
Në replikë, gjykatësi Nicolas Guillou e ka pyetur avokatin se pse ai s’ka veshur rroba të kuqe.
“Mund të kishit veshur rroba të kuqe”, ka thënë Guillou duke qeshur.
Ndërsa avokati Hooper i ka replikuar përsëri gjykatësit.
“Por unë nuk jam avokat i Kosovës”, ka thënë ai, duke theksuar se nuk është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës.