Avokati i Thaçit: Prokurori na akuzoi për teatralitet, unë nuk jam ai lloj avokati
Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka thënë se mënyra e shprehjes së prokurori Jack Smith nuk është kolegjiale.
Sipas tij, ai ka thënë se mbrojtjes duhet t’i bëhet paralajmërim. Ai ka thënë se kjo nuk i duket si vërejtje kolegjiale.
Hooperi ka bërë me dije se Smithi i ka thënë se është akuzuar se mbrojtja e Thaçit po vepron në mënyrë teatrale.
“Në fund ju do t’i keni të gjitha në rendin e duhur në fund të majit apo korrikut kur është afati dhe ju thash që kjo nuk është mënyra e duhur për nxjerrjen e materialeve. Unë nuk jam dakord me ato që tha prokurorja sepse ne jemi përgjigjur për të gjitha çështjet për t’iu ndihmuar juve. Ne po kundërshtojmë sepse kemi vështirësi”, ka thënë ai.
Hooperi ka thënë se Thaçi është marrë në intervistë duke kërkuar nga prokuroria që t’ia japin materialin. Ai ka thënë se ende nuk i kanë marrë këto materiale.