Avokati i Thaçit: Shumica e akuzave janë të redaktuara, nuk kuptohen
Është duke vazhduar seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.
Seanca e parë ka nisur me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili është duke e ndjekur përmes lidhjes direkte.
Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka pohuar se ka pasur redaktime të shumta edhe në aktakuzat paraprake e edhe në aktakuzën e ndryshuar.
“Si shumica e akuzave, ato janë shumë të redaktuara. Kjo e bën klientin tim, zotëri Thaçi dhe të tjerët të mos kenë mundësi të kuptohen se çfarë po paraqet Prokuroria e Specializuar. Ata vazhdojnë të shtojnë volume materialesh me redaktime të shumta. Në këtë moment nuk po shtohet ndonjë gjë e madhe, se me këto redaktime është e pamundshme të kuptohet se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë ai në seancën që po vazhdon.
Thaçi deklarohet i pafajshëm, thotë se nuk i kuptoi akuzat e reja