Avokati i Thaçit: ZPS-ja nuk kërkoi informacione për strukturën e UÇK-së
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka vazhduar me akuza të ashpra ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë në lidhje me zbulimin e provave.
Ai ka thënë se ZPS-ja ka fshehur një material për 16 muaj.
“Do t’ua drejtojë një pyetje që t’ia drejtoni prokurorisë. A mund të na thoni pse janë dashur 16 muaj për këtë intervistë? A mund të në tregoni pse dokumentacioni lidhur me të nuk është dhënë deri më 2022? Këtë e theksoi edhe zoti Strong. A ka ndonjë arsye pse prokurori që ka bërë intervistën, ka një vonesë prej 16 muajsh. A ka arsye konkrete?”, ka pyetur avokati i Thaçit.
Më tutje, avokati Keohe ka thënë se është skandaloze fakti që ZPS-ja nuk ia ka bërë pyetjen ShBA-së për strukturën e UÇK-së.
Ai ka thënë se ZPS-ja ka marrë vetëm informacionet që i janë dashur.
“Ata thonë se ka një shkallë spekulimesh nga mbrojtja se çfarë dokumentesh janë marrë nga ShBA-ja. Prokuroria pranon se nuk kanë bërë kërkesë për informacion sa i përket strukturës së UÇK-së. Dokumenti thotë se nuk ka strukturë komandimi. Ky është qëndrimi i prokurorisë në kërkimin që bën për të vërtetën. Kanë marrë informacionet vetëm të cilat kanë dashur sepse ato informacione kanë arritur në vitin 2000 dhe ZPS-ja thotë se nuk i ka bërë këto pyetje gjatë hetimeve të veta. Është tronditëse që nuk e kanë kërkuar këtë dokumentacion”, ka thënë Keohe.