Avokati i Trumpit nën hetim për transaksione të dyshuara financiare
15 nëntor 2019
| 13:01
Rudolph Giuliani, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, po hetohet nga drejtësia federale në një investigim për disa nga transaksionet e tij financiare.
“Dyshimi i këtij hetimi janë shkeljet e mundshme të rregullave elektorale të financimit dhe veprimeve të paligjshme të lobimit jashtë vendit”, shkruan agjensia “Bloomberg”, duke përmendur disa zyrtarë të administratës amerikane.