Avokati i Trumpit, Rudy Giuliani infektohet me koronavirus

06 dhjetor 2020 | 22:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se avokati i tij personal, Rudy Giuliani ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Këtë lajm presidenti amerikan e dha përmes një postimi në “Twitter”.

Giuliani, ish-kryetari i Nju Jorkut, së fundmi ka udhëtuar në shumë shtete në përpjekje për t’i ndihmuar Trumpit që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në disa shtete kyçe.

Presidenti Trump i uroi shërim të shpejtë Guilianit.

Më herët gjatë së dielës, Guiliani pati një paraqitje në Fox News ku foli për proceset gjyqësore që po zhvillon në disa shtete në emër të Trumpit.

Giuliani, 76 vjeç, ende nuk ka folur publikisht lidhur me infektimin e tij me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për vendet e para në Premier League, është më…