Avokati i Veselit: E tmerrshme, ZPS-ja orkestroi takim me ambasadorët e BE-së për të akuzuarit

22 shkurt 2022 | 17:05

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka hedhur akuza të ashpra ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Gjykatën Speciale në lidhje me protokollin e propozuar nga kjo zyre për kontaktet me dëshmitarët.

Emmersoni ka deklaruar se pretendimet e ZPS-së për ndërhyrje të mundshme të mbrojtjes tek dëshmitarët janë qesharake dhe fyese.

“Janë komente fyese. Nuk përputhen fare me rregullat dhe dua ta trajtojë sepse është koment serioz. Ju duhet ta shikoni mënyrën se si paraqitet çështja tek prezumimi i pafajësisë. Çështja kryesore është proporcionaliteti i kësaj që propozohet. Prokurori tha që nuk e dinte nëse e kishte të drejtën të përfaqësonte viktimat. Ai nuk e ka këtë të drejtë.  Siç thotë prokuroria se për çfarë është ky protokoll dhe cila është metodologjia? Prokuroria thotë se do të shmang ritraumatizimin e dëshmitarëve dhe të ruajë integritetin e tyre fizik”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet të përjashtohen nga procesi gjyqësor çdo person i cili nuk është viktimë.

“Përse përfshihen dëshmitarët në këtë protokoll? Nuk ka asnjë arsye të besojë se mbrojtja t’i korruptojë ata.  Është për të qeshur, fyese dhe nuk duhet marrë seriozisht. E kundërta është e vërtetë. Për ndërkombëtarët që do thirren si dëshmitarë, ky sistem nuk duhet zbatohet. Pra minimum duhet të përjashtohet çdo person që nuk është viktimë. Gjithçka që mund të bëhet për ta bërë numrin e menaxhueshëm, ndryshe do të kemi vonesë për dy vite”.

“Është një proces ku secila palë duhet të ketë besim që të paraqes çështjen e vet. Nëse prokuroria thotë se nuk mund t’ia kesh besën mbrojtjes, kjo është për të qeshur. Kam frikën se gjithçka mund të rrëzohet sepse gjithçka bazohet në besimin mes palëve. Këto janë kërcënim për bashkëpunimin e dëshmitarëve”, ka thënë ai.

Më tutje, avokati i Veselit, ka thënë ZPS-ja ka orkestruar takime me ambasadorët evropianë për çështjen e të akuzuarve, dhe sipas tij kjo është diçka shokuese.

“Sipas tyre ne nuk duhet ta kemi besën dhe ne jemi njerëz jo të duhur. Çështjet e ngritura nga mbrojtja kundër prokurorisë lidhen me deklarata jo të sakta lidhur me kohëzgjatjen e procedurave për periudhën paraprake dhe shanset e lirimit paraprak. Prokuroria e ka keqorientuar gjykatën në shumë mënyra. Prokuroria ka orkestruar takimin e ambasadorëve evropianë në lidhje me të akuzuarit. Kemi pasur zhvillime të tmerrshme sa i përket sjelljes së prokurorisë. Është një shok dhe tronditje se si prokuroria është lejuar të sillet në këtë mënyrë. Të thuash se unë jam një person se do të kryeja krim në përgatitjen e mbrojtjes është e turpshme, dhe shembull se si prokuroria ka humbur çdo arsye dhe logjikë dhe është e dëshpëruar”, ka thënë Emmersoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.02.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…