Avokati i Veselit: Nuk do të lejojmë një gjyq të padrejtë

17 dhjetor 2020 | 12:56

Në seancën paragjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka folur edhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Emmerson ka thënë se mbrojtja ka marrë 3 000 dokumente nga Prokuroria në lidhje me çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk mendoj që në këtë fazë është praktike që mbrojtja të bëjë parashtrime për përshtatshmërinë e materialeve. Ne kemi marrë 3 000 dokumente brenda një kohe shumë të shkurtër”, ka thënë Emmerson, duke shtuar se: “Asnjë avokat mbrojtës nuk do t’ia kalonte një analizë të tillë prokurorisë. Në kushte reale, mbrojtja është vetëm në fillim të identifikimit të materialit dhe nuk mund të bëjë parashtrime në lidhje me përshtatshmërinë e procedurave”, ka pohuar ai, raporton “Epoka e re”.

Ai gjithashtu ka dhënë kritika për Prokurorinë.

Emmerson ka theksuar se nuk do të lejojnë një gjykim të padrejtë, duke theksuar se gjykimi mund të fillojë vetëm kur mbrojtja të jetë e përgatitur.

“Gjyqi të fillojë pas tre muaj është qesharake dhe është gjyq i padrejtë. Nuk do ta lejojmë që të ndodhë. Nuk është çështje negociatash apo vendimesh është e drejta bazë për të pasur një gjyq të drejtë. Gjyqi duhet të fillojë pasi mbrojtja të jetë përgatitur”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Antonio Conte është shprehur i kënaqur me…