Avokati i Veselit: Prokuroria ka dështuar, të disiplinohet nga Specialja
04 nëntor 2022
| 16:54
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka adresuar kritika në adresë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) të Gjykatës Speciale.
Ai gjatë konferencës së 15-të statusore ndaj liderëve të UÇK-së, ka thënë se ZPS-ja ka dështuar t’i kryejë detyrat e veta dhe për këtë duhet të disiplinohet nga Gjykata Speciale, raporton “Epoka e re”.
“Ky ekip i prokurorisë ka dështuar në kryerjen e detyrave të veta dhe duhet t’i vihet fundi, të disiplinohet në mënyrë që ta kryejë punën në mënyrë të drejt dhe të përshtatshme”, ka thënë Emmersoni.