Avokati i Veselit shkatërron provat e dëshmitarit Abrahams, e detyron ta pranojë se gaboi rëndë në konstatimet për UÇK-në

06 shtator 2023 | 17:01

Frederic Abrahams është dëshmitar i 22-të i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të njëjtit “i ra të djersitej” goxha fort në seancën e sotme gjyqësore teksa po merrej në pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Emmersoni i ka kundërshtuar fuqishëm konstatimet e Abrahamsit për “vrasjen e civilëve nga UÇK në shtator të vitit 1998”.

Gjatë marrjes në pyetje, Emmersoni e ka detyruar Abrahamsin të pranonte se ka gabuar në raportin e tij kur ka bërë konstatime të tilla, e për më tepër, nga burime serbe që nuk i kishte hetuar dhe konfirmuar.

Pjesë nga biseda mes Emmersonit dhe Abrahamsit:

Emmersoni: Ju keni ricikluar propagandën serbe apo jo?
Abrahamsi: Duhej të ishte shkruar ndryshe.

Emmersoni: Këto pretendime i morët nga pala serbe?
Abrahamsi: Po

Emmersoni: A keni intervistuar ndonjë dëshmitarë sa i përket vrasjeve të pretenduara?
Abrahamsi: Po

Emmersoni: Kur thoni vrasja e shtatorit të 1998-s, a e kuptuat se në aktakuzë nuk ka vrasje në shtator?
Abrahamsi: Është formuluar keq…!

Emmersoni: Është e gabuar…? Kur po flisni për vrasjen e shtatorit… s’ka pasur fare vrasje…A ishte tërësisht e gabuar…? Na thatë se jepni mësime për studentët. Ju duhet të bëni dallimin mes provave dhe vlerësimit forenzik. I vetmi vlerësim i saktë është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-s….
Abrahamsi: Fjalia duhej të ishte shkruar ndryshe, për pretendime se janë vrarë nga UÇK… Unë mund të të flas për një rast tjetër, për një pretendim….

Emmersoni: Na dëshmuat se sa e rëndësishme ishte dhe cila ishte metodologjia me të cilën bëtë hetimet tuaja, dhe nuk keni respektuar asnjë prej tyre….? Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?
Abrahamsi: S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit.

Emmersoni: Ju nuk keni shkuar në vendngjarja apo jo?
Abrahamsi: Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen…Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel.

Emersoni: Por ju nuk shkuar tek Liqeni?
Abrahamsi: Jo nuk shkuam atje. Shkuam te morgu i improvizuar.

Emmersoni: Ju s’keni qenë në gjendje të bëni gjëra…

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kepa Arrizabalaga ka shpjeguar zgjedhjen e tij për t’u bashkuar…