Avokati i Veselit, ZPS-së: Po kërkoni dyfish më shumë kohë se për Millosheviqin
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), se ka folur tërësisht të humbur në paraqitjen e çështjes së saj lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së.
Emmersoni ka përshkruar se si ZPS-ja, në mënyrë krejt të tërthortë ka planifikuar t’i paraqes ngjarjet në aktakuzë.
“Ka një mungesë fokusi nga prokuroria për mënyrën se si çështja është paraqitur. E pranojë që vendimi i trupit gjykues për t’ia lënë prokurorisë për të vendosur për çështjen e vet, por ju e ngritët çështjen se paraqitja e provave në mënyrë rastësore, s’do t’i ndihmojë ata. Keni për ta parë vet, kur të kalojmë nga Drenoci, në mesin e verës të 1998-ës, dhe pastaj të kalojmë tek një dëshmitar tjetër që ka të bëj me një pjesë krejt tjetër kah fundi i 1999-ës”, ka thënë Emmersoni.
Ai ka thënë se mbrojtja është e penguar nga prokuroria për të bërë pyetje në gjykim, pasi që ka shumë materiale të redaktuara të intervistave të dëshmitarëve.
“Ne duhet të njohim një zonë të madhe për të cilin flasin dëshmitarët. Është një sfidë shumë e përbërë. Do të vijë një dëshmitar i rëndësishëm shembull, që do të dëshmojë një ngjarje për Drenocin, ka një grup tjetër pastaj që do të vijnë për të cilët nuk janë hequr redaktimet dhe ne nuk dijmë se çka do të thonë ata. Ne jemi të penguar për të bërë pyetjet. Premisa bazë është që Prokuroria të zgjedhë se si ta organizojë çështjen, por pasojat që ne do të kemi. S’ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë. Ky është një problem i madh dhe i dukshëm. Gjykimi nëse do të jetë i gjatë do të jetë në dëm të të akuzuarve që rrinë në burg, dy vite para se të nisur gjykimi. Një nga gjërat që mund të bëni ju, është të përdorni diskrecionin për të bërë këtë gjë. Tejzgjatja është në dëm të drejtësisë dhe të akuzuarve”.
“Do të kemi një material shumë të gjerë që askush nuk e di sa i dobishëm është. Avantazhi i prokurorisë është që të zgjatet çështja, duke hedhur sa më shumë informacion. Është mirë ndonjëherë që t’ia japësh sa më të gjatë litarin prokurorisë dhe të shohim nëse ajo do ta var veten me të. Por nuk është koherente. Është në dëm të kësaj. Është një çështje se si ndihet ajo. S’mund të bazohesh vetëm në shifra, pa i futur ato në një kontekst. Nuk bëhet krahasimi në mënyrë matematike, nuk pajtohem me të”, ka thënë Emmersoni.
Emmersoni ka paraqitur edhe paradoksin e madh, ku për çështjen kundër kriminelit Sllobdan Millosheviq, ishin dashur 360 orë, teksa për rastin ndaj krerëve të UÇK-së, po kërkohet dyfishi.
“Aktakuza ndaj Millosheviqit, ku filloi fushata në Ballkan. Unë besoj që në këtë rast, periudha e aktakuzës mbuloi 10 vite në gjithë Ballkanin. Në atë rast nuk u shtrua çështja se çfarë u urdhërua të bënin, por çfarë bënë. Prokuroria paraqiti faktet e saj. Ajo mori 360 orë për ta paraqitur, teksa në rastin tonë po duhet dyfishi. Tek rasti i Millosheviqit, do të duhej të ishin dashur 20 vite nëse do të vazhdonte me këtë logjikë si tani”, ka thënë ai.