Avokati Jashari: Gjykatat dhe institucionet e tjera në vazhdimësi shkelin të drejtat e qytetarëve
Hamdi Jashari është njëri nga avokatët më me ndikim në Anamoravë dhe më gjerë, pedant dhe me një kulturë të lartë profesionale.
Avokati Jashari vazhdon të mbetet më i kërkuari nga qytetarët dhe klientët pikërisht sepse ka arritur të godas anën e errët të gjyqësorit, duke e kthyer besimin në mesin e qytetarëve.
Hamdi Jashari ka arritur ta stopojë një nga lëndët më të përfolura në Gjilan, rastin e njohur si “Ferizi Petroll” i përshkruar me shumë lëshime skandaloze dhe zhytje kriminale të njerëzve që e kanë përkrahur më të fortin. Hamdi Jashari një kuadër e ri e me perspektivë njihet si principiel në profesion dhe për shkak të pamjes fizike dhe korrektësisë në punë të gjithë e quajnë si “anglez”.
Ai ka thënë se tërë këtë edukatë profesionale e ka trashëguar nga prindërit e tij e në veçanti nga ish avokati i njohur babai Avni Jashari.
Duke folur për efikasitetin, përparësitë, të metat, mangësitë dhe dukuritë e tjera të sistemit të drejtësisë në vend, avokati Hamdi A. Jashari, ka numëruar për “Rajoniprress” të gjitha dukuritë shqetësuese që e përcjellin këtë sferë.
Avokati Jashari i cili ndonëse ende mund të konsiderohet gjeneratë e re, i njëjti në lëmin e jurisprudencës ka një përvojë të gjatë profesionale dhe mbi të gjitha të pasuar edhe me një traditë të gjatë familjare në fushën e drejtësisë.
I rritur, i edukuar dhe i ndërtuar fillimisht si njeri e pastaj edhe profesionalisht, në një familje me traditë në këtë fushë, nga babai ish gjyqtar dhe avokat i mirënjohur, tashmë i ndjerë Avni Jashari, i cili për 30 vite me radhë ushtroi me dinjitet dhe sinqeritet profesionin, fillimisht si gjyqtar deri në vitet e ’90-ta, ndërsa në vazhdim deri në vdekje profesionin e avokatit.
Po ashtu nga nëna juriste e diplomuar, ndër juristet e para femra në regjionin e Anamoravës, e pensionuar para pak kohësh, e cila për vite me radhë ishte drejtoreshë në një institucion të rëndësishëm në regjionin e Gjilanit, ky avokat prej kohësh, falë të gjitha atyre që u thanë më lartë por, më tepër falë përgatitjes së vazhdueshme profesionale, përkushtimit me dedikim në profesion, vigjilencës, organizimit, korrektësisë dhe rezultateve nga përfaqësimi i lëndëve (ndër to disa lëndë tejet të rëndësishme dhe voluminoze) ka arritur që të ndërtojë imazhin e një avokati briliant.
Një numër i madh i klientëve, i kanë falur besimin, pasi që e njohin që nga mosha relativisht e re, pasi që i njëjti që nga fillimi i shkollës së mesme, në vitet e para të pasluftës, si nevojë e kërkesave të kohës për shkak se duke nisur nga avancimi i teknologjisë dhe volumi i madh i lëndëve në zyrën e babait të tij por, më tepër nga pasioni i tij për këtë profesion, ka asistuar në punën e babait të tij, avokatit të mirënjohur tashmë të ndjerë Avni Jashari, i cili me një përvojë të gjatë mbi 30-vjeçare në gjyqësor dhe avokati edhe sot e kësaj dite mbetet i nderuar dhe i respektuar nga klientët, rrethi, bashkëpunëtorët dhe qytetarët në përgjithësi.
Gjatë bisedës me avokatin Jashari, janë trajtuar dukuri të shumta të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Se sistemi i drejtësisë në përgjithësi në vendin tonë ka ende për të dëshiruar, avokati Jashari ka përmendur vetëm disa elemente qenësore, të cilat bëjnë që sistemi i drejtësisë në vendin tonë të jetë ky që është tani.
Avokati Jashari ka thënë se në sistemin e drejtësisë, më konkretisht në gjyqësor dhe prokurori ka ngecje që burojnë fillimisht nga fakti që në këto institucione ka ende individë që janë emëruar gjyqtar apo prokuror dhe këtë fakt respektivisht pozicionin e gjyqtarit apo të prokurorit e shohin “si një vend pune me një pagë të mirë” e asgjë më shumë.
Sipas avokatit Hamdi Jashari, profesioni i gjyqtarit dhe prokurorit nuk duhet trajtuar “si një vend pune me një pagë të mirë por, si një pozicion me një përgjegjësi tejet të lartë, që kërkon përgatitje të lartë dhe të vazhdueshme profesione, zhvillim koherent dhe mbi të gjitha rezultate të dëshmuara në trajtimin apo gjykimin efikas dhe korrekt e kërkesave të qytetarëve apo institucioneve”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://rajonipress.com/jashari-gjykatat-dhe-institucionet-e-tjera-ne-vend-ne-vazhdimesi-shkelin-te-drejtat-e-qytetareve/?fbclid=IwAR1PqHr9AzW3biNg7auAcqaFDgUL4xInkKc877LGg_xmCJtfhYQ6d-vdZBI.