Avokati Kehoe: Thaçi nuk kishte mundësi t’i parandalonte apo ndëshkonte krimet
04 prill 2023
| 10:52
Avokati Gregory Kehoe ka mbështetur pretendimin e tij se Hashim Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalohet apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës.
Ai ka thënë se Thaçi dhe Azem Syla, që atëbotë ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së ishin në Rambuje, kur Syla ishte shkarkuar dhe zëvendësuar me Sylejman Selimin.
“Hashim Thaçi nuk kishte mundësinë të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona. Pushteti real u takonte komandantëve të zonave”, ka thënë ai në paraqitjen e fjalës hyrëse të procesit gjyqësor.