Avokati kërkon mendim nga ndjekësit nëse duhet të kyçet në politikë

09 nëntor 2024 | 22:28

Avokati Arianit Koci u shpreh se pasi që “kam arritur majat në profesion” është në një dilemë mes vazhdimit të jetës së tij në status quo ose të synojë angazhime më të larta: e një ndër to është edhe ideja për t’u angazhuar politikisht.

Por, për këtë – ka kërkuar mendim nga ndjekësit: përkatësisht nëse arrin 5 mijë “likes” në Facebook si konfirmim popullor.

Postimi i Kocit:

Votoni! 🙂

1.

Ka momente në jetë kur ndien se ke një “borxh” për të kthyer shoqërisë – të japësh kontributin tënd për të mirën e përgjithshme, sa ke fuqi dhe motivim. Një jetë ku vazhdimisht kontribuon dhe mëson!

2.

Ambicia, energjia dhe vullneti im i madh për punë – sidomos për punën humanitare dhe në dobi të përgjithshme – nuk më lënë të qetë.

Duket se as kureshtja për të mësuar dhe provuar gjëra të reja nuk më lë të qetë.

3.

Sfidat, betejat e vazhdueshme dhe adrenalina e luftës për sukses ndoshta janë për mua një lloj “afrodiziaku” për një jetë ideale. Një jetë me mision!

Sidomos tash, pasi i kam “arritur majat” në profesion.

4.

Jam në një udhëkryq jetësor. Kam një thirrje të brendshme për t’u angazhuar më shumë: krahas avokaturës, të përfshihem në politikë apo të përkushtohem më shumë në punën humanitare. Një tjetër opsion është të shkruaj një libër dhe të udhëtoj nëpër botë për një periudhë një apo dy vjeçare.

5.

Ju lutem, më ndihmoni të zgjedh:

• Zemra – Puna humanitare;

• Like – Politika;

• Mbështeteni udhëtimin rreth botës me komente!

Nëse arrijmë mbi 5000 like dhe zemra, do të bëj atë që propozon shumica.

P.S.

Çfarëdo që vendosim së bashku për mua 🙂, do ta bëj me energji, pasion, përkushtim të madh, dëshirë për të mësuar dhe për t’u përmirësuar, si dhe me ndershmëri!

Në anën tjetër, në politikë kam me e kriju klimën e respektit në mes taboreve të kundërta.

Do ta hjeki urrejtjen, se po ndikon keq në efikasitet politik!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga e re Lezhë-Velipojë pritet të përfundojë më 31 dhjetor…