Avokati Kërveshi: Mjerë ata që e gjykuan dhe paragjykuan publikisht Azem Kurtajn
Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë me dije se çdo ditë po dëshmohet pafajësia e ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinj serbë në fund të vitit të kaluar.
Ai ka bërë me dije se provat po flasin se Kurtaj jo që nuk ka shtënë në drejtim të serbëve, por as që ka shtënë në drejtim të dikujt për ta provuar nga jeta.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ofruar dëshmi se Kurtaj ka qenë prej qitësve më të mirë në FSK.
“Azem Kurtaj, nga 20 qitje ne dustance mbi 300 metra ka qelluar cakun 19 here. Çdo ditë po dëshmohet se Azemi nuk ka shtene, jo në drejtim të serbëve, po as që ka shtenë ne dtejtim të dikujt për ta provuar nga jeta. Çdo ditë po dëshmohet se ne mbrojta kishim të drejtë që nga dita e parë!
A beson dikush që një ushtar si Azemi që ka përqindje mbi 90% të qitjes së saktë në shenjestër në largësi mbi 300 metra nuk do të mund ta qëllonte trupin e dikujt në organe vitale për jetë nga një distancë 3-4 metra? Azemi nuk ka shtën në asnjë qytetar. Vetmbrojtja e tij po vërtetohet çdo ditë dhe do të vërtetohet perfundimisht! Latinët kanë thanë, “aty ku flasin faktet, Zotrat heshtin”.
Edhe saga e Azemit do të përfundoj shpejtë, besoj, mjerë ata që e gjykuan e paragjykuan Azemin publikisht!”, ka shkruar Kërveshi, kompania e të cilit ka ofruar mbrojtje falas për Kurtajn.