Avokati Kërveshi: S’jam ndjerë asnjëherë më keq se kur e kam përcjell Kadri Veselin për në Hagë
Avokati Kujtim Kërveshi ka kujtuar ditën kur ka përcjell për në Hagë ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në prag të përvjetorit të arrestimit të krerëve të UÇK-së, Kërveshi në “Facebok”, ka shkruar se nuk është ndjerë asnjëherë më keq në jetë se sa kur e ka kuptuar se duhet ta përcjell ish-liderin e PDK-së për në Hagë.
Ai ka treguar se qysh atëherë e ka kuptuar se Veseli dhe të tjerët po shkojnë drejt një procesi të gjatë gjyqësor.
“Në ushtrimin e profesionit, kam pasur momente të vështira, p.sh jam dridhur në gjykatë kur motra e vëllait të vrarë në lagjen ‘Kristal’ të Pejës nxori nga xhepi lejen e njoftimit të ‘Taleo’-s, e vetmja gjë që kishte mbetur nga vëllai i vrarë nga forcat serbe. Raste më të buta kam pasur plotë kohë pas kohe! Por, nuk jam ndjerë asnjëherë më keq në jetë se sa kur e kuptova se më duhet ta përcjell z. Veseli për në Hagë. Me takoj kjo detyrë nga funksioni që kisha. Nëse kisha pas mundësi me e zgjedh, nuk do ta përcjellja! E kisha gjithë kohës në supe faktin se z.Veseli po shkonte drejtë një procesi të gjatë e fëmijët prapa po i lente të vegjël kryesisht!”, ka shkruar Kërveshi.