Avokati Koci: Aktakuza për veteranët ka shumë të meta
28 janar 2019
| 11:43
Avokati mbrojtës i Shkumbin Demalijaj në rastin veteranët, Arianit Koci, ka thënë se aktakuza ka shumë të meta.
“Aktakuza ka shumë te meta. Gjendja faktike nuk është parë siç duhet. Prandaj ne si mbrojtje kemi hapësirë shumë të madhe që me i kundërshtuar pretendimet e aktakuzës dhe mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai pas dështimit të seancës fillestare për rastin e veteranëve.
/Epoka e re/