Avokati Koci: Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë
Avokati Arianit Koci, ka thënë se Albin Kurti e ka shtetin në dorë edhe pas shkarkimit të tij nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Koci në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në pushtet edhe se paku 100 ditë.
Postimi i plotë i Kocit:
Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë:
-Kryeministrinë komplet, duke e përfshirë edhe postin e zëvendësit;
-Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme;
-Simpatinë e një pjesë të konsiderueshme të popullatës;
-Simpatinë e një pjesë të mediave;
-Ushtrinë më të organizuar të FB;
-Startin e mirë, me vendimet e marra në fillim të mandatit.
Partia e tij, sigurt do të jetë në pushtet edhe 100 ditë.
Sidoqoftë, rrethanat shoqërore dhe politike nuk janë të favorshme për shkak të koronavirusit.
Por, populli e sheh dhe vërenë në kush dhe sa po din me na udhëheqë.
S’ka më kohë dhe vend për taktizime dhe fjalë.
Koha e veprave,
Le ta tregojnë tash vetën!