Avokati Koci njofton se është vërtetuar se rreshteri Idriz Gashi s’mori pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat policore
10 janar 2025
| 13:59
Zyrtari policor, Idriz Gashi i cili është raportuar se mori pjesë në tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës doli të mos ketë qenë pjesëmarrës aty.
Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij, Arianit Koci.
Me këtë rast, Koci ka thënë se ka triumfuar drejtësia.
Si rezultat, rreshteri Gashi është rikthyer në detyrat e tij policore.