Avokati Koci takon pronarin e Young Boys-it
Avokati, Arianit Koci ka takuar Hans-Ueli Rihs, pronar i klubit futbollistik zvicëran “Young Boys”.
Koci, Hans-Ueli Rihsin e ka përshkruar si një biznesmen të sukses’shëm në të gjitha fushat.
Klubi i Hans-Ueli Rihs, “Young Boys”, në katër vitet e fundit në ligën e parë të Zvicrës, tri herë është shpallur kampion duke lënë pas Baselin dhe Zurichin.
Postimi i plotë i Kocit:
Hans-Ueli Rihs është pronari i vetëm i klubit më të njohur futbollistik në Zvicër Young Boys.
Katër vitet e fundit, ky klub ka qenë tri herë kampion i Zvicrës.
Përndryshe, z.Rihs është aksionari më i madh në kompaninë e aparatave të dëgjimit Phonak.
Audiologjinë e njeh shumë mirë.
Pronar i shumë patundshmërive, prej hoteleve, restoraneve dhe ndërtesave të shumta, Hansi është një prej koleksionarëve më të mëdhenj në Evropë, të veprave të artit.
Koleksioni i veprave të Andy Warhol-it, artistit vizual amerikan, ishte impresiv.
Vetëm një vepër që e pashë, e kishte vlerën rreth katër milion franka zvicerane.
Z. Rihs ka ndikim të madh në jetën publike në Zvicër.
Vitin tjetër vjen te une në Kosovë, bashk me mikun tim Marion!
Përndryshe, vëllau i tij i ndjerë, Andy Rihs është pronar i kompanisë së bicikletave high-end, BMC!