
Avokati kosovar: Vendimi i Gjykatës Speciale për refuzimin të kërkesës së Thaçit për të vizituar babën e sëmurë, është johuman
Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar lidhur me refuzimin e Gjykatës Speciale për vizitë t ëish presidentit të Kosovës Hashim Thaci tek babi i tij, i cili është i sëmurë tash e disa ditë.
Bajraktari ka thënë se vendimi lidhur me refuzimin kërkesës së Thaçit për të vizituar babën e sëmurë, është johuman dhe është në kundërshtim me Rregullen 56, paragrafi 3 të Rregullores së procedurës dhe provave e Dhomave të Specializuara.
Postimi i plotë:
Gjykatë jo transparente, proces gjyqësor i stërzgjatur, tash edhe me vendime jo humane
Krahas procesit jo transparent, e të stërzgjatur, tashmë, kjo Gjykatë po jep dëshmi për vendime jo humane.
Vendimi lidhur me refuzimin kërkesës së Thaçit për të vizituar babën e sëmurë, është johuman dhe është në kundërshtim me Rregullen 56, paragrafi 3 të Rregullores së procedurës dhe provave e Dhomave të Specializuara.
Madje, Gjykata po e shkel edhe standardin e vet të cilin e ka zbatuar në disa raste.