Avokati Mavraj: Seanca ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj Muhaxherit ka përfunduar, të akuzuarit janë mbrojtur në heshtje
27 tetor 2024
| 14:33
Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve Driton e Korab Lulaj, që sulmuan kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ka përunduar.
“IndeksOnline” ka kontaktuar me avokatin Haki Mavraj, i cili deklaroi se ende nuk është marrë vendimi final dhe se të akuzuarit janë mbrojtur në heshtje dhe nuk kanë pranuar të deklarohen.