Avokati Musa: Specialja ta largojë nga puna zyrtarin që i referohet Kosovës me termin pezhorativ

11 prill 2025 | 11:06

Avokati Skender Musa, në emisionin “Ora Shtatë” të “Klan Kosovës”, ka deklaruar se termi nënçmues “Kosova i Metohija” i përdorur nga një zyrtar i Dhomave të Specializuara të Hagës, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka pohuar se Specialja këtë person do të duhet ta largojë nga puna.

“Në radhë të parë të gjithë të punësuarit në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë, të gjykatës, të prokurorisë, dhe hetuesit e policisë janë të punësuar në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është në vet kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me  rendin kushtetues të Kosovës, këtë rast kemi shkelje të Kushtetutës dhe rendit kushtetues të Kosovës, më e pakta që duhet të bëhet ai zyrtar do të ishte dashtë të shkarkohet dhe gjithashtu mund të themi”.

“Këtë rast më e pakta që duhet të bëjë Gjykata Speciale se nëse ai person është ende i punësuar duhet të merren masa disiplinore dhe duhet të largohet nga puna”, ka thënë Musa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për…