Avokati Naim Rudari konfirmon se është sulmuar polici ‘Tarkani’
02 nëntor 2018
| 23:56
Polici Avni Berisha, i njohur me nofkën ‘Tarkani’ i cili në fund të vitit të kaluar ka qenë i përfshirë në një përleshje në Prishtinë me ish- drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa, është sulmuar me armë.
Naim Rudari, avokat i Avni Berishës, i njohur si “Tarkani” ka thënë se është informuar që klienti i tij është sulmuar sonte me armë, raporton /express/.
“Rreth orës 20:00 në rr. Vicianum ka ndodhur një rast gjuajtje me armë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po merret me rastin. Dhe siq raportohet nuk ka të lënduar”.
“Fatmirësisht i mbrojturi im nuk është lënduar, por po ju tregoj më 24 tetor ka ndodhur edhe një rast tjetër i ngjashëm por edhe atëherë nuk ka pasur lëndime”, tha Rudari.