Avokati nga Beogradi: Vuçiqi paradite zjarrvënës, pasdite zjarrfikës
Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radojicic, thotë Ivan Ninic, avokat nga Beogradi, në një intervistë për The Geopost.
“Mund të shikojmë bilancet e kompanive të kontrolluara nga Zvonko Veselinovic dhe Milan Radojicic, të cilët sot janë manjatët numër një jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në Serbi. Ata janë mjeshtër të padiskutueshëm në biznese të ndryshme. Ata sot po i asfaltojnë rrugët, po i mbajnë serbët në veri të Kosovës si një geto, dhe legjitimitetin për këtë ua ka dhënë vetë Aleksandar Vuçiq, pra ata janë emisarët e tij në pjesën veriore të Kosovës”.
Niniç është avokati mbrojtës i Dragan Nikoliqit, një serb i Kosovës, i cili së fundmi u arrestua nga autoritetet serbe në pikën kufitare Jarinje. Niniq thotë se Nikoliq ka përjetuar një tronditje për shkak se i është bërë një pyetje nga një punëtor në vendkalimin administrativ, ‘a është ai Siptar’ (emër nënçmues për shqiptarët e Kosovës), e cila e ka tronditur atë. “Ai tha jo. Më pas është pyetur se ku janë dokumentet e tij serbe dhe ai ka thënë se janë në shtëpi dhe se do t’i sjellë nëse ka nevojë. Për të cilën zyrtarët i thanë: ‘nuk do të të duhet, shefat tanë nga Beogradi do t’ju sjellin’. Ai tregon se Nikoliq akuzohet për akuza të rënda, ndër të tjera se është anëtar i një grupi tetë anëtarësh të krimit të organizuar.
“Nga këta tetë persona, Dragani njeh vetëm një person dhe kjo sepse e ka arrestuar si pjesëtar të PK-së (Policisë së Kosovës) njëherësh për transport ilegal të drurit apo prerje të pyjeve. Ai nuk njeh askënd me kombësi shqiptare. Prandaj, ai nuk mund të jetë anëtar i një grupi të organizuar kriminal në një situatë ku nuk i njeh anëtarët e tjerë të grupit”.
Mëkati i tij, thotë Niniq, duket se është se pas kësaj nuk pranoi të ishte serb nën kontrollin e Milan Radojiçiqit. “Dhe jo vetëm Dragani, por as familja e tij nuk e përkrah listën serbe, është e njohur në Leposaviq dhe për shkak të saj janë të markuar dhe vuajnë pasojat që janë manifestuar që nga shtatori i vitit të kaluar në disa mënyra deri në këtë prill kur u arrestua”.
Bashkëbiseduesi i The Geopost beson se Vuçiq nuk mund të funksionojë fare dhe nuk di si të sillet në një situatë reale.
Tutje Ninic ka thënë se Aleksandar Vuçiq, është një njeri që është zjarrvënës në mëngjes dhe zjarrfikës pasdite.
“Aleksanadar Vuçiq është mjeshtër i formësimit të gjithë këtyre politikave të kaosit dhe nxjerrjes së më të mirës prej tyre, që janë vota – këtu po flasim për votat që vijnë nga ai organ i elektoratit kombëtar”.