Avokati Ngjela: Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në një federatë

27 shkurt 2024 | 20:51

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në Top News se mund të ketë bashkim i të paktën një federate mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi në Ballkanin Perëndimor nuk mund të jenë dy shtete shqiptare.

Ndër të tjera avokati shtoi se Amerika po mbron botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor sepse ka interesin e saj politik.

“Kurti është ai që e krijon këtë konkurrencën politike. Nuk ka konflikt individual. Kurti e ka nxjerrë sepse ai është më i informuar për mendimin amerikan dhe mendimin e forcave europiane që mbajnë Kosovën. Nuk mund të rrinë dot dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është luks i madh dhe ata duhet të bashkohen mos të ketë nevojë për ndihma anësore. Mesa shoh unë, Kurti thotë duhet të jem unë kryeministër. Po do bëhet brenda 2-3 vjetësh ky bashkim, këtu e djathta është e përçarë në mënyrë drastike.

Lindin probleme, do bëhet bashkimi i të paktën një federate mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shenjat janë që po, se Amerika ka heshtur deri tani, por nuk dihen sesi janë planet. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ka një mbrojtës të madh që është Amerika, nuk e mbron se ka racën dhe gjuhën e vet, por është interes i madh politik, se pa botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor dobësohet shumë lufta kundër Rusisë. Këtu konkurrenca është ruso-amerikane në botën shqiptare të Ballkanit Perëndimor”, tha Ngjela.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i tha rrjetit televiziv kinez,…